Të shtunën, në orën 21:00, sytë e të gjithë botës së futbollit dhe jo vetëm, do të jenë të drejtuara nga “Munchen Football Arena” për mbrëmjen më të rëndësishme të futbollit të klubeve në botë, që ul siparin e sezonit më spektakolar dhe mbresëlënës të Champions League.
Është koha e finales së madhe, është koha e madhështisë absolute.
Kjo është skena e betejës supreme të futbollit evropian.
2 gjigantë, 1 trofe, 1 mbrëmje përjetësie. PSG, nën drejtimin e Luis Enrique kërkon trofeun e parë në histori, ndërkohë që Inter i Simone Inzaghi kërkon të rikthejë në Itali pas 15 vjetësh lavdinë evropiane.
Por kjo finale është shumë më tepër se një ndeshje futbolli, është festa më e madhe sportive për të gjithë tifozët.