Ferizaj e mbylli kampionati në vend të pestë me 50 pikë dhe për një fije të flokut mbetet jashtë garave evropiane.
Klubi i futbollit Ferizaj i ka vazhduar kontratën Arsim Abazit i cili i ka tejkaluar pritshmëritë në edicionin që e lamë pas.
“FC Ferizaj njofton se trajneri Arsim Abazi do të vazhdojë të qëndrojë në krye të shtabit teknik edhe për sezonin garues 2025/26.
Pas një pune të përbashkët dhe një përvoje pozitive gjatë sezonit të kaluar, klubi dhe trajneri Abazi kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit.
Vlerësojmë lart përkushtimin, profesionalizmin dhe qasjen serioze që ai ka sjellë në drejtimin e ekipit tonë.
Me këtë vazhdimësi, synojmë të ruajmë stabilitetin dhe të ndërtojmë mbi bazat e vendosura, duke punuar për një sezon të suksesshëm në fushë dhe jashtë saj.
FC Ferizaj do të vazhdojë me përgatitjet për sezonin e ri, dhe së shpejti do të njoftojmë për zhvillimet e tjera në kuadër të ekipit.
Përpara, së bashku!”, njofton FC Ferizaj.