Inzaghi flet për finalen e madhe

- Bota Sot

Inzaghi flet për finalen e madhe

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, është shfaqur sot në konferencën e zakonshme për mediat, një ditë para finales së Ligës së Kampioneve që zikaltrit luajnë ndaj PSG-së.

Trajneri ka folur për përgatitjen e kësaj ndeshje, finalja e dytë në tre vite për skuadrën e ti.

Në Stamboll ishit jofavoritët, tani diskutohet 50-50. Çfarë Interi do të shohim nesër?

Në ndryshme në krahasim me dy vjet më parë është përvoja në përgatitje, në mënyrën se si të arrish në finale.

E dimë që çdo ndeshje është një histori më vete, u munduam të kujdeseshim për të gjitha detajet me shumë kujdes.

Djemtë janë të gjithë të disponueshëm dhe këtë vit në 59 ndeshje, në tre ndeshje i kisha të gjithë dhe 23 të gatshëm siç janë nesër.

Është e rëndësishme të jesh në gjendje të mbështetesh te të gjithë lojtarët, të zgjedhur, që jam krenar t’i stërvit.

A mund të jetë ky fundi perfekt i një cikli?

Tani do të përgjigjem për të ardhmen. Nesër është një finale e Ligës së Kampionëve, pastaj të martën do të takohemi dhe do të flasim, duke pasur në mendje të mirën e Interit.

Mund të flas për ndjenjat e mia, ka një emocion të madh në çdo ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Pastaj e merituam finalen duke luajtur kundër ekipeve të shkëlqyera, nesër na mungon hapi i fundit dhe do të përpiqemi ta bëjmë siç kanë bërë gjithmonë këta djem.



Lexoni të gjitha në Bota Sot