Për të mbrojtur veten nga surprizat e pakëndshme, Polonia dhe shtetet baltike po forcojnë kufirin e tyre të jashtëm të BE-së me barriera tankesh dhe fusha të minuara.
Dhe Letonia ka vendosur “mësimet ushtarake” si lëndë të detyrueshme në shkolla.
Bëhet e ditur se një nga kufijtë më të sigurt të BE-së po ndërtohet në verilindje të kontinentit evropian!
Sepse Polonia, Lituania, Letonia, Estonia dhe Finlanda kufizohen me Rusinë.
Që nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës, shumë njerëz në shtetet baltike kanë frikë se Moska gjithashtu mund të planifikojë një sulm atje, shkruan euronews.
Së bashku, Letonia, Estonia dhe Lituania kanë filluar ndërtimin e “Linjës së Mbrojtjes Baltike”.
Raportohet se vetëm pjesa letoneze e fortifikimeve kufitare do të kushtojë 303 milionë euro.
Letonia ka vendosur piramida betoni të njohura si “dhëmbët e dragoit”, për të mbrojtur kufirin.
Gjithashtu, në bazën letoneze të NATO-s, Adazi, 3000 ushtarë të NATO-s nga 14 vende po ushtrojnë për emergjenca.
Ministri polak i Mbrojtjes sapo ka njoftuar një rritje të numrit të trupave.
Ndërsa shpenzimet e mbrojtjes në Poloni dhe shtetet baltike arritën në rreth 2% të prodhimit ekonomik në vitin 2020, së shpejti do të arrijnë në 5%.
Në kryeqytetin Riga, shkollat u mësojnë nxënësve aftësitë bazë ushtarake.
Tani ka 112 orë të detyrueshme të trajnimit ushtarak në të gjitha shkollat e mesme.