Mbrëmja e sotme do të jetë magjike. Në “Allianz Arena” do të luhet një nga ndeshjet më spektakolare të sezonit.
Në orën 21:00 të gjithë do të jemi sy e veshë nga Munich, aty ku do të luhet finalja e Champions League.
PSG dhe Interi do të përplasin “brirët” mes tyre për trofeun më prestigjioz për klube.
Krisjtan Asllani me ekipin e tij do të tentojnë të triumfojnë në finalen e 2-të të Champions League në 3 vitet e fundit.
Këtë herë do të jenë në fushë “all-in” për trofeun, teksa përballë do të gjejnë skuadrën kampione të Ligue 1.
Siç dihet francezët do të tentojnë të fitojnë Champions League, për të realizuar tripletën në këtë sezon.
Kjo pasi ekipi i Luis Enrique ka fituar titullin dhe Kupën në Francë, teksa tashmë do të japin gjithçka për këtë trofe.