Street-ball kundër duhanit: Ministria e Shëndetësisë organizon turne simbolik

- Bota Sot

Street-ball kundër duhanit: Ministria e Shëndetësisë organizon turne simbolik

Ministria e Shëndetësisë organizoi sot një turne simbolik në street-ball në kuadër të Ditës Botërore kundër Duhanit.

Organizatorja theksoi se sporti është zgjedhur si simbol i energjisë, bashkëpunimit dhe jetesës pa tym, për të ngritur zërin kundër duhanit si shkaktar kryesor i sëmundjeve të rënda.

Sot në ditën kundër duhanit jemi mbledhur këtu jo vetëm për një garë sportive ka zgjedhur pikërisht sportin si simbol i energjisë bashkëpunimit dhe stilit të jetesës pa tym. Për të ngritur zërin ndaj shkaktarit kryesor të sëmundjve të rënda që është duhani. Sot luajmë për shëndetin dhe për një të ardhme më të shëndetëshme”, theksoi ajo.

Loja e parë filloi mes ekipit ICK dhe Djaloshat, ndërsa në aktivitet morën pjesë edhe ekipet e Policisë së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

E pranishme ishte edhe deputetja kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila.



Lexoni të gjitha në Bota Sot