Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025” do të mbyllet nesër në mbrëmje me finalen e madhe mes Francës dhe Portugalisë, e cila do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare” në orën 20:30.
Trajneri i Portugalisë Bino ka folur ekskluzivisht për RTSH në prag të finales kundër Francës, duke treguar ambiciet e skuadrës luzitane.
Sezonin e kaluar, Portugalia arriti në finalen e kampionatit Europian zhvilluar në Qipro, por u mund nga Italia me rezultatin 3-0. Këtë sezon në kampin portugez janë të bindur se ka ardhur koha për t’u shpallur kampion, gjë që mungon që nga viti 2016.
“Jam i befasuar me Shqipërinë, flas në aspektin pozitiv. Tirana është një qytet shumë i mirë nuk e kisha vizituar këtë vend.
Qytet mikpritës me një atmosferë të ngrohtë, jemi integruar me kohën, dhe është një mundësi shumë e mirë për të fituar këtë finale.
Po, është e vërtetë që nuk e kemi fituar titullin për ca kohë. Megjithatë si grupmosha U17 dhe U-19 kanë zhvilluar disa finale, por tani po punojmë shumë.
Kemi arritur në këtë pikë sepse nuk kemi patur frikë nga askush, kemi shumë respekt ndaj të gjitha ekipeve kundër të cilave kemi luajtur. Kjo është një finale dhe do të bëjmë gjithçka për ta çuar titullin në shtëpi”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Portugalisë U17