Ngushtohet lista në vetëm 3 anësorë

- Bota Sot

Ngushtohet lista në vetëm 3 anësorë

Nga nevoja për të rritur konkurrencën më shumë në fushë dhe për të forcuar ende më shumë repartin sulmues,

Barcelona po kërkon një sulmues anësor për sezonin e ri dhe lista është ngushtuar në vetëm 3 emra, ku njëri prej tyre do transferohet me patjetër këtë verë.

Emri i parë në listë është ai i Marcus Rashford. Anglezi u rikthye te Manchester United pasi u huazua tek Aston Villa deri në fund të sezonit.

“Djajtë” janë të gatshëm të lejojnë largimin e tij, por me një kusht: të paguhet shifra 47 milionë euro që ata kanë vendosur për kartonin e tij. Ndërsa sulmuesi nga ana e tij është i gatshëm të ul ndjeshëm rrogën që merr tek United, vetëm e vetëm të transferohet te Barcelona.

Emri i dytë në listën e Barcelonës vjen sërish nga Premier League. Bëhet fjalë për brazilianin e Arsenal-it, Gabriel Martinelli, i cili vlerësohet shumë nga Flick, por duket shumë e vështirë që londinezët të lejojnë largimin e tij.

Emri i tretë në listë është ai i Leroy Sane, i cili duket se e ka mbyllur kapitullin me Bayern Munich dhe po kërkon një ekip të ri. Problem në këtë rast është rroga e tij e majme, që vështirë se mbulohet nga Barcelona në situatën financiare në të cilën ndodhet klubi katalanas.



Lexoni të gjitha në Bota Sot