Guardiola rinovon stafin

- Bota Sot

Guardiola rinovon stafin

Pas plot 9 viteve si ndihmës trajner i Liverpulit, Pep Lijnders ka pranuar një sfidë të re duke u bërë pjesë e stafit të Pep Guardiolës.

42-vjeçari, i cili ishte krahu i djathë i Jyrgen Klop, ka arritur marrëveshjen me Mançester Sitin dhe do të jetë pjesë e stafit të Guardiolës duke nisur nga 1 korriku i këtij viti.

Lijnders shkon në Mançester pas një aventure pak mujore si trajner i parë i Red Bull Salcburgut.

Pas largimit të Klop ai mori detyrën e trajnerit në ekipin austriak, por nuk pati sukses dhe u shkarkua në dhjetor pasi ekipi i tij ishte plot dhjetë pikë larg Shturmit të Gracit në Bundesligën Austriake.



Lexoni të gjitha në Bota Sot