Ja skuadrat e Superligës së Kosovës për edicionin 2025-2026

- Bota Sot

Ja skuadrat e Superligës së Kosovës për edicionin 2025-2026

Gjithçka u qartësua sot në ndeshjen Vushtrria – Llapi se kush do të janë anëtarë të elitës së futbollit të Kosovës për edicionin 2025-2026.

Drita është kampion i ri, ndërsa anëtarë të rinj janë Drenica e Skenderajt e Prishtina e Re.

Llapi ka siguruar ekzistencën pas fitores me penallti 4:1 ndaj Vushtrrisë.

Ja 10 skuadrat

Drita
Ballkani
Malisheva
Gjilani
Ferizaj
Prishtina
Dukagjini
Llapi 
Drenica
Prishtina e Re



Lexoni të gjitha në Bota Sot