Llapi në festë, falë penalltive mbetet në Superligë! Vushtrria në lot

- Bota Sot

Llapi në festë, falë penalltive mbetet në Superligë! Vushtrria në lot

Llapi mbetet në Superligë

Llapi i Podujevës ka shënuar fitore me penallti me rezultat 4:1 ndaj Vushtrrisë.

Finalja e barazhit mes Vushtrrisë dhe Llapit të Podujevës mbyllet pa gola (0:0) në kohën e rreguillt por as pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta nuk pati fitues dhe penalltitë përcaktojnë fituesin e kësaj sfide si për infarkt.

Penalltitë, për Llapin shënuan Ramadani, Hasani, Emini, Huseini për Vushtrrinë shënoi Angelov dështuan Statovci (Çoriç e mbrojti në këndin e poshtëm të majtë), Hiseni gjuan mbi portë.  

Llapi në festë e Vushtrria në lot të zhgënjimit.

Mbi 6 mijë shikues krijuan atmosferë të bukur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Shumica e tifozëve ishin nga Vushtrria sidomos “Forcat” me brohoritje krijuan atmosferë madhështore

Pjesa e parë me rivalitet e Vushtrria në disa raste më e rrezikshme ndaj portës së Llapit.

Në minutën e 16-të Bujar Shabani me shpejtësi futet brenda 16-shit por nga ngutia goditi fuqishëm larg mbi portën e Llapit, kësisoj ka lëshuar rastin ideal. 

Llapi dhe Vushtrria treguan lojë të mirë në pjesën e dytë ku nuk munguan rastet por llapjanët herë pas here ishin më të rrezikshëm.

Kryetrajneri i Vushtrrisë, Armend Dallku, u përjashtua me karton të kuq në fund të pjesës së parë. 

Në minutën e 60-të Gashjani i Llapit me të parën goditi nga rreth 18 metra nga një pozitë anash 16-shit në krahun e djathtë por portieri Shala ka intervenuar për mrekulli.

Shtylla e djathtë e shpëtoi Vushtrrinë në minutën e 68-të

Në minutën e fundit të kohës së rregullt, Hasani i Llapit nga 16-17 metra ka dërguar goditje të furishme por portieri Shala si trim i vërtetë me mund të madh e ka dëbuar topin në korne.

Në minutën e 99-të kapiteni i Vushtrrisë, Daut Maxhuni, u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Në minutën e 105+2 Statovci nga pozita ideale e nga afërsia goditi me kokë plogësht ku topi përfundoi në duart e portierit Çoriç.



Lexoni të gjitha në Bota Sot