Vushtrria meriton notë dhjetëshe për atmosferën që krijuan në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Mbi 6 mijë shikues e përcollën (shumica nga Vushtrria) finalen e barazhit mes Vushtrrisë dhe Llapit të Podujevës,
Vushtrria e pafat në penallti, ku llapjanët fituan me rezultat 4:1 dhe mbeten në elitën e futbollit të Kosovës.
Ndeshja në kohën e rregullt e pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta mbyllet pa gola (0:0).
Kryetrajneri i Vushtrrisë, Armend Dallku, shprehet pas ndeshjes: "Duhet të jemi të lumtur për ekipin.
E kishim përgatitur ndeshjen shumë mirë. Është normale që pas kartonit të kuq u prish balanci.
Ky është futbolli. Nëse ndonjëherë kam qenë i lumtur si trajner, është ky grup i futbollistëve.
Falënderoj çdo tifoz që ishte prezent.
Do të ulemi me drejtuesit e klubit dhe do të bisedojmë së bashku. Nëse të gjitha palët janë dakord, pse jo të mos vazhdojmë. Kemi kaluar 15 ndeshje pa pësuar gol, 20 ndeshje pa humbje".