Ndrec Gjonaj provokon Qeqa Krelanin: Festa u ndal në gjysmë

- Bota Sot

Ndrec Gjonaj provokon Qeqa Krelanin: Festa u ndal në gjysmë

Ndrec Gjonaj duket se i është gëzuar për fitoren e Llapit dhe që siguroi statusin e anëtarit të elitës së futbollit të Kosovës.

Gjonaj moderator i sportiv në “Duelin Sportiv” e ka provokuar Qeqa Krelanin po ashtu moderatore sportive.

Gjonaj është në krahun e kryetrajnerit të Llapit, Tahir Batatina.

Postimi i Ndrec Gjonajt

“Prof. Dr. Tahir Batatina urime fitoren, teksa festa e Qeqa Krelanit u ndal në gjysmë!”, ka shkruar Gjonaj në profilin e tij në facebook.

Llapi me penallti e ka mposhtur me rezultat 4:1 Vushtrrinë në finalen e barazhit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot