Daut Maxhuni: Sot po flas me zemër te thyer

- Bota Sot

Daut Maxhuni: Sot po flas me zemër te thyer

Vushtrria sot ka qenë e pafat në finalen e barazhit, e cila ka pësuar humbje me penallti me rezultat 4:1 nga Llapi, në ndeshjen që u zhvillua para 6 mijë shikuesve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshja në kohën e rregult dhe pas vazhdimeve ka përfunduar pa gola (0:0).

Kapiteni i Vushtrrisë, Daut Maxhuni, ka reaguar pas humbjes me penallti.

“Të dashur tifozë, qytetarë, bashkëlojtarë dhe miq të klubit tonë!

Sot po flas me zemër te thyer dhe të mbushur me emocion.

Nuk është e lehtë të dal para jush pas nje humbjeje si kjo sot-pas një ëndrre që e ndërtuam së bashku dhe që shpresuam ta kurorëzonim me sukses. 

E ndjej peshën e kësaj ndeshjeje, dhe si Kapiten, më dhemb më shume se çdo fjalë që mund të them tani.

Por mbi të gjitba, ndjej krenari. Krenari për çdo djalë që veshi këtë fanellë dhe luftoi deri në sekondën e fundit. Krenari për çdo djersë të derdhur në stërvitje, për çdo përballje të fituar me zemër, për çdo sakrificë që kemi bërë gjatë këtij sezoni. Kemi qenë një familje e vërtetë!

Dua të falenderoj me zemër secilin prej jush, tifozë të zjarrtë që nuk na latë vetëm asnjëherë. na ndoqët në shi, në diell, në fitore e në humbje. zëri juaj, besimi juaj, dashuria juaj për këtë klub na mbajti gjallë. ju jeni forca jonë më e madhe!

Faleminderit qytetit tonë, që jeton e merr frymë me këtë ekip. 

Kjo nuk ishte vetëm një ndeshje futbolli, ishte zemra e një komuniteti që rreh me të njejtin ritëm. 

Ne kemi humbur një përballje, por kemi fituar diçka shum më të madhe: besimin  se kur jemi bashkë, nuk ka asgjë që nuk e kapërcejmë!

Sot nuk e mbyllim një rrugëtim! Sot e nisim një tjetër-me më shum vendosmëri, me më shum përkushtim.

Ky klub, këta lojtar dhe këta tifozë meritojnë më shumë, dhe do të kthehemi më të fortë.

Në emër të të gjithë ekipit, ju falenderoj nga zemra.

Faleminderit që na besuat.

Faleminderit që jeni pjesë e kësaj historie.

Dhe ju premtoj që kjo nuk është fundi!

Ëndrra vazhdon!!!!

Me respekt dhe dashuri,

Kapiteni juaj”, ka shkruar Maxhuni në profilin e tij në facebook.



Lexoni të gjitha në Bota Sot