Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore në muajin qershor.
Si kundërshtar do të ketë kombëtaret si Armenia dhe Komorosi, të cilat do t’i zhvillojë të dyja ndeshjet në “Fadil Vokrri”.
Selektori gjerman, Franco Foda foli edhe për situatën e yllit të Lille, Edon Zhegrovës, i cili është aktualisht jashtë fushës së blertë shkaku i një lëndimi.
“Me Zhegrovën kam pasur kontakte.
Ai ka pasur një lëndim dhe i është nënshtruar një operacioni. Aktualisht ndodhet në fazën e rikuperimit dhe për sezonin e ri kualifikues do të jetë i gatshëm”, deklaroi Foda.
Ndeshja e parë me Armeninë, do të zhvillohet më 6 qershor ndërsa ajo me Komorosin, më 9 qershor.