Armand Duka reagon para ndeshjes Francë – Portugali U-17

- Bota Sot

Armand Duka reagon para ndeshjes Francë – Portugali U-17

Sot është 1 qershori, një ditë feste për të gjithë fëmijët anë e mbanë botës. Gjithashtu sot në ditën e fëmijëve në orën 20:30 do të zbresin në fushë Franca dhe Portugalia për Euro U-17 që luhet në “Arenën Kombëtare”.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka uruar ditën e fëmijëve dhe ka pëmendur finalen e sotme. 

“1 qershori këtë vit është edhe më i veçantë!

Dita e Fëmijëve përmbyllet me finalen e Europianit të parë që zhvillohet në Shqipëri!

"Arena Kombëtare" do të presë sonte finalen Francë-Portugali dhe nuk promovon vetëm futbollin, por frymëzon edhe fëmijët të ndjekin ëndrrën e tyre për tu bërë një ditë yje futbolli.

Sot është dita e tyre, ndaj prindër, merrini ata dhe shijoni së bashku finalen e UEFA Under-17 Championship Albania 2025.

Gëzuar 1 qershorin, Ditën e Fëmijëve, ditën që do të mbahet mend edhe për finalen e parë të një Europiani në Shqipëri!”, shkruan Duka.



Lexoni të gjitha në Bota Sot