Dita e fëmijëve, Haradinaj: Është detyrë e jona t’i mbrojmë nga çdo lloj abuzimi e dhune

- Bota Sot

Dita e fëmijëve, Haradinaj: Është detyrë e jona t’i mbrojmë nga çdo lloj abuzimi e dhune

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka uruar fëmijët me rastin e “1 Qershorit”.

Nëpërmjet një postimi në Facebook ku ka postuar fotografi, kreu i AAK-së thotë se fëmijët janë motivi i përpjekjeve tona jetësore.

Më tej, Haradinaj shprehet se është detyrë e secilit t’ua sigurojë lirinë dhe mbrojtjen nga çdo lloj abuzimi e dhune.

“Realizimi i ëndrrave dhe shpresave të fëmijëve është suksesi më madhor yni si shoqëri e shtet, sepse ata janë motivi i përpjekjeve tona jetësore. Është detyrë e jona të sigurojmë lirinë, sigurinë dhe edukimin e tyre, mbrojtjen e tyre nga çdo lloj abuzimi e dhune. Të dashur fëmijë, gëzuar 1 Qershorin”, përfundoi Haradinaj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot