Të shtëna me armë zjarri në një qendër tregtare në Irlandë, vritet një person, plagoset e mitura

- Bota Sot

Të shtëna me armë zjarri në një qendër tregtare në Irlandë, vritet një person, plagoset e mitura

Një person është vrarë dhe një fëmijë ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një qendër tregtare në Carlow, Irlandë.

Siç raportojnë mediat e huaja ngjarja ndodhi në Qendrën Tregtare Fairgreen në qytetin Carlow rreth orës 18:15.

Mësohet se vajza e mitur është shtruar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Mësohet se qendra tregtare është evakuuar dhe është rrethuar nga forca të shumta policie.

Dyshohet se e mitura është lënduar në këmbë gjatë përpjekjen për të shpëtuar veten nga plumbat, pra mendohet se nuk është qëlluar me armë.

Mësohet se autori i ngjarjes ka qëlluar disa herë, por më vonë ai u shpall i vdekur në vendngjarje.



Lexoni të gjitha në Bota Sot