Ndoshta është një lajm i mirë për tifozët e Manchester Unitedit.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, kapiteni i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes ka refuzuar ofertën e Al-Hilalit.
Pavarësisht propozimit të çmendur për kontratë nga klubi arab, portugezi dëshiron të vazhdojë të luajë futboll në Evropë.
Fernandes, këtë sezon bëri 57 paraqitje me “djajtë e kuq”, duke shënuar 19 gola dhe 19 asiste.
Ai këtë sezon kaloi një ndër sezonet më të dobëta të tij tek Unitedi, ku të cilët përfunduan në pozitën e 15-të në Premierligë si edhe humbën finalen e Europa League.