Morata: Te Milani pashë gjëra nuk i kisha përjetuar më parë

- Bota Sot

Morata: Te Milani pashë gjëra nuk i kisha përjetuar më parë

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Álvaro Morata ka folur për të ardhmen e tij dhe eksperiencën jo të lehtë te Milani. Sulmuesi spanjoll, aktualisht në huazim te Galatasaray, është ndalur edhe te lëvizjet e fundit në klubin kuqezi:

“A kam folur me Allegrin? Jo, të paktën jo në rolin e tij të ri, sepse me Max flas shpesh për shkak të raportit që kemi. Igli Tare? E kam parë disa herë në darka me miq, por asgjë më shumë. Jam i lumtur për drejtorin dhe trajnerin e ri të Milanit. Janë profesionistë të mëdhenj dhe nëse i ka marrë klubi, do të thotë se Milani synon të rikthehet menjëherë te fitoret dhe të jetë sërish i rëndësishëm. Uroj më të mirën për ta. Sa për mua…, nuk di asgjë”.

Rreth përvojës te Milani: “Erdha si kampion Europe dhe, sipas meje, kemi bërë edhe ndeshje të mira.

Nuk po shkonte gjithçka keq, siç dukej apo thuhej. Më pas ndodhën gjëra brenda klubit, që nuk i kisha përjetuar më parë në karrierën time. Këto gjëra preferoj t’i mbaj për vete. Nuk ndihesha më rehat dhe, përpara se të bëhesha problem, vendosa të largohesha”.

Çfarë ndodhi realisht: “Nuk mund ta them. Ndryshimet e menjëhershme janë gjithmonë të vështira. Kur nis një projekt me një mentalitet dhe papritur gjithçka ndryshon, mund të ecë shumë mirë, ose aspak.

Ndoshta rruga e re e zgjedhur në fillim të sezonit kishte nevojë për më shumë kohë. U vendos të ndryshohej dhe s’ka shumë për të thënë”.

I penduar për zgjedhjen e Milanit: “Jo, kjo nuk është aspak e vërtetë. Kam lexuar që paskam qenë i penduar, por nuk është ashtu. Ka qenë një nder i madh të vesh fanellën historike të Milanit”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot