Liverpool, gati blerja më të shtrenjë të historinë e PremierLeagues

- Bota Sot

Liverpool, gati blerja më të shtrenjë të historinë e PremierLeagues

Florian Wirtz pritet të jetë goditja më e madhe në merkaton e verës. Madje, talenti gjerman do të vendoste edhe një rekord në historinë e blerjeve në Premier Ligë.

Liverpul vazhdon punën për të finalizuar transferimin e futbollistit nga Bayer Leverkusen, por klubi gjerman nuk ka ndërmend të ulet në pretendimet financiare.

“Aspirinat” refuzuan ofertën e parë prej 135 milion euro përfshirë bonuset, ndërsa kërkojnë jo më pak se 150 milion euro për të lënë të lirë sulmuesin.

Një shifër marramendëse. Liverpul nuk ka bërë ende një kundëorfertë, por mediat gjermane dhe ato angleze shprehen të bindura se palët do të gjejnë shumë shpejt pikën e takimit dhe transferimi i Florian Virtz do të bëhet pasi futbollisti të lirohet nga impenjimet e tij me kombëtaren e Gjermanisë në finalet e Ligës së Kombeve.

Në fakt, anturazhi i lojtarit, që në këtë rast janë prindërit e tij e kanë arritur marrëveshjen me kampionët e Premier Ligës.

Tani pritet vetëm akordi me Leverkusen, që është mësuar të bëjë “pazare” të këtij niveli, si në vitin 2020, kur detyroi Chelsea të paguante 100 milion euro për Kai Havertz.



Lexoni të gjitha në Bota Sot