Kështu shprehet lojtari i Cërvena Zvezdës për Shqipërinë

- Bota Sot

Kështu shprehet lojtari i Cërvena Zvezdës për Shqipërinë

Aleksandar Katai, anësori i sulmit të Serbisë, mendon se atmosfera e nxehtë në “Arena Kombëtare” në Tiranë, nuk do të jetë problem për futbollistët e ekipit të tij. Lojtari ka folur para mediave për grumbullimin me kombëtaren dhe padyshim është ndalur të cilësitë e Shqipërisë që ka përballë këtë të shtunë, si dhe pritjen e zjarrtë që do të jetë nga tifozët shqiptarë në stadium.

“Na pret një atmosferë e nxehtë, por mes shumë ndeshjeve me klubet në Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Europës, thjesht mësohesh me çdo gjë dhe padyshim asgjë nuk mund të më shqetësojë me në këtë aspekt. Në të kundërt, çdo lojtar e pëlqen një ambient të tillë, më mirë se sa të luash pa tifozë.

Kjo është një ndeshje e këndshme për ta vërtetuar këtë.

Shqipëria është një skuadër e ngjashme me Serbinë sa i përket përbërjes, në aspektin se ata kanë shumë lojtarë që luajnë jashtë, lojtarë që aktivizohen në klube të ndryshme në Europë.

Ata kanë pjesën më të madhe të lojtarëve në Serinë A, por kanë lojtarë që luajnë në Bundesligë, në Premier Ligë.

Ata kanë një futbollist i cili luajti në finalen e Ligës së Kampioneve, Asllanin. Kjo tregon se sa cilësi kanë.

Ata kanë cilësi, por edhe ne kemi. Na pret një ndeshje te vështirë, uroj që t’ia dalim ne si fitues”, tha anësori i sulmit i cili aktivizohet te Cërvena Zvezda.



Lexoni të gjitha në Bota Sot