Gjykata Administrative e Berlinit deklaroi të hënën se refuzimi i azilkërkuesve në kufijtë gjermanë është i paligjshëm, duke i dhënë një goditje të madhe politikës së migracionit të Kancelarit Friedrich Merz.
Gjykata vendosi për rastin e tre shtetasve somalezë që u deportuan në kufirin me Poloninë, duke theksuar se qeveria e Merz kishte shkelur ligjet e azilit. Gjykata thotë se emigrantët nuk mund të kthehen mbrapsht pa u shqyrtuar më parë kërkesa e tyre për azil, shkruan Euronews.com.
Shtetasit somalezë, dy burra dhe një grua, u kthyen në një stacion treni pasi kërkuan azil në qytetin e Frankfurtit, pasi mbërritën nga Polonia më 9 maj.
Gjykata e dha vendimin e saj, i cili nuk është i hapur për apel, pasi shqyrtoi ankesat emergjente nga emigrantët.
Gjyqtarët e konsideruan refuzimin e shtetasve të huaj si të paligjshëm, pasi ata deklaruan se të paktën njëri prej migrantëve kishte arsye legjitime për azil. Ata shtuan gjithashtu se politikës së përgjithshme të qeverisë së re konservatore i mungonte justifikimi ligjor.
Qeveria e Merz kishte njoftuar në maj politikën e saj të re të ashpër për migracionin, e cila synon të godasë ashpër migrantët e parregullt.