Xhafer Sallahu, prej futbollistëve që la gjurmë të pashlyeshme në edicionin që e lamë pas në Ligën e Dytë të Kosovës.
I shpejt e specialist për të shënuar gola.
Me sukses paraqitet në petkun e skuadrës Dielli nga Ferizaj.
Me ekipin e tij për një fije të flokut nuk e realizuan qëlllmin e tyre, që të futen në Ligën e Parë të Kosovës.
Dielli ka përfunduar në vend të tretë me 66 pikë, 6 më pak se pozita e dytë.
“Golashënuesi më i mirë i Ligës së Dytë – sezoni 2024/25, Xhafer Sallahu – FC Dielli.
Me 21 gola dhe 10 asistime.
‘Vrasesi’ para portave Xhafer Sallahu ka qenë një nga figurat kyçe të sezonit, duke udhëhequr FC Dielli drejt një gare të fortë për objektivat dhe lavdinë e klubit.
Xhafa ishte protagonisti i shume ndeshjeve te forta me performancen e tije briliante.
Kontributi i tij në fushë ka bërë diferencën, duke e kthyer në një lider të padiskutueshëm në repartin ofensiv.
Urime Xhafer për një sezon fantastik!”, shkruan e faqen e Ligës së Dytë të Kosovës.