Nderim Nexhipi kthehet në klubin ku shijoi suksesin më të madh si drejtues

- Bota Sot

Nderim Nexhipi kthehet në klubin ku shijoi suksesin më të madh si drejtues

Nderim Nexhipi i ka dhënë lamtumirën pak ditë më parë skuadrës së Shkupit, por nuk ka vonuar që të gjejë shpejt një skuadër të re për të vazhduar karrierën e tij tashmë si drejtues sportiv.

Në fakt, ish-futbollisti i njohur është kthyer në një klub që njeh shumë mirë e ka përjetuar suksese të mëdha.

Ai është prezantuar sot përsëri në rolin e drejtorit sportiv te klubi i Ballkanit, ku ishte pjesë e nisjes së një rrugëtimi fantastik disa vite më parë, që kulmoi me titujt kampion dhe pjesëmarrjet radhazi në fazën në grupet e Ligës së Konferencës.

"Kemi kënaqësinë që para jush ta prezantojmë njërin prej atyre që kontribuoi fort në fillimin e vazhdimin e sukseseve tona historike.

Ai gjithmonë ka qenë dhe mbetet njëri prej nesh, por tani rikthehet përsëri në fole për ta rimarrë pozicionin e drejtorit sportiv në klub dhe për të shkruar etapa të reja së bashku.

Mirë se rikthehesh Nderim Nexhipi

Na priftë e mbara, kampion!", njofton klubi i Ballkanit.

 



Lexoni të gjitha në Bota Sot