Garnacho do të largohet nga Unitedi

- Bota Sot

Garnacho do të largohet nga Unitedi

Alejandro Garnacho mund të largohet nga Manchester Unitedi këtë verë.

Prishja e raporteve me Ruben Amorimin, ka bërë argjentinasin të konsiderojë vazhdimin e qëndrimit të tij në “Old Trafford”.

Aston Villa është një nga ekipet më të interesuara në mundësinë e nënshkrimit të Alejandro Garnacho nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të verës.

Napoli dhe Bayer Leverkusen thuhet gjithashtu se janë të interesuar për sulmuesin argjentinas.

Besohet se Garnacho dhe agjentët e tij preferojnë Chelsean si destinacion, por në këtë fazë një transferim i tillë duket i pamundur, pasi prioritetet e londinezëve janë tërheqja e sulmuesve të rinj qendrorë.

Argjentinasi 20-vjeçar bëri 58 paraqitje për Manchester United në të gjitha garat gjatë sezonit 2024/25, duke shënuar 11 gola dhe duke dhënë 10 asiste. Kontrata e tij me klubin është e vlefshme deri më 30 qershor 2028.



Lexoni të gjitha në Bota Sot