Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka pranuar disa oferta pas përfundimit të sezonit aktual në Serien A.
Skuadra italiane preferon qëndrimin e kapitenit “dardan”, por Rrahmani dëshiron një aventurë të re.
Siç raportohet për Amir Rrahmanin ka të interesuar edhe nga skuadrat e Arabisë Saudite.
Nuk mungon as interesimi prej klubeve angleze, duke përfshirë këtu Tottenham Hotspurin.
Kujtojmë se Rrahmani nuk do të jetë në ndeshjet e muajit qershor te Kosova. Ai ka zgjedhur të pushojë.