Futbollistët më të paguar në botë, Yamal kryeson

- Bota Sot

Futbollistët më të paguar në botë, Yamal kryeson

Lamine Jamal edhe pse 17 vjeç renditet lojtari me vlerën më të lartë me 402 milionë euro, gati dyfishi i faturës së haland që mban vendin e dytë.

Në listën e 100 futbollistëve më të shtrenjtë janë dhe dy emra të tjerë që ende pa mbushur 18 vjeç kushtojnë miliona euro

Observatori i Futbollit CIES ka publikuar renditjen e re të 100 lojtarëve me vlerën më të lartë në tregun e transferimeve, dhe në krye të saj qëndron pa surprizë supertalenti spanjoll Lamine Yamal. Me një vlerësim marramendës prej 402,3 milionë euro, 17-vjeçari i Barcelonës është lënë shumë pas rivalët më të afërt në këtë klasifikim, madje vlera e tij shkon rreth sa dyfishi i vendit të dytë.

Në moshën më të re të renditur në krye të listës është dhe shoku i skuadrës së Yamal, Pau Cubarsi i cili luan në mbrojtje te Barcelona. Ai ka një vlerë prej 118 milionë euro dhe renditet i 12 kur është 18 vjec e katër muaj. Ndërkaq  në moshën 18 vjec e 1 muaj Estevão Ëillian renditet i 49 ti me një vlerë prej 82.4 milionë euro.

Në podium pas Yamal renditen Erling Haaland me 239,6 milionë euro nga Manchester City dhe Jude Bellingham 233,8 milionë euro i Real Madridit. I katërti në listë është Kylian Mbappé, tashmë pjesë e Real Madridit, i cili vlerësohet 192,5 milionë euro – duke u shpallur francezi me vlerën më të lartë në botë. Me 26 vjet e gjysmë, ai është gjithashtu lojtari më i moshuar në Top 10.

Lista e CIES konfirmon gjithashtu dominimin e Premier League, me 42 lojtarë të përfaqësuar ndër 100 më të mirët, shumë përpara La Liga-s spanjolle me 19 emra. Por klubi më i përfaqësuar është Paris Saint-Germain, fituesi i saposhpallur i Ligës së Kampionëve, me plot 11 lojtarë në renditje ku spikasin  Joao Neves, Désiré Doué dhe Bradley Barcola në vend të 25

TOP 10 LOJTARËT

Lamine Yamal (Barcelona) – 402,3 milionë €

Erling Haaland (Man. City) – 239,6 milionë €

Jude Bellingham (Real Madrid) – 233,8 milionë €

Kylian Mbappé (Real Madrid) – 192,5 milionë €

Jamal Musiala (Bayern) – 154,8 milionë €

Pedri (Barcelona) – 143,7 milionë €

Vinicius Jr. (Real Madrid) – 130,4 milionë €

Cole Palmer (Chelsea) – 126,5 milionë €

Julian Alvarez (Atl. Madrid) – 126 milionë €

Florian Wirtz (Leverkusen) – 122,3 milionë €

Vlerësimi i CIES tregon qartë se talenti i ri, stabiliteti kontraktual dhe performanca në nivele të larta ndërkombëtare janë faktorët kryesorë që ndikojnë në vlerën e tregut të futbollistëve në epokën moderne.



Lexoni të gjitha në Bota Sot