Me 14 tetor 2014, në Beograd, ka kalu ar një dekadë, 20 muaj dhe 20 ditë që nga ajo mbrëmje që ka shënuar historinë e futbollit shqiptar, veçanërisht atë të Kombëtares.
Ishte nata kur futbollistët kuqezi mbrojtën simbolin e shenjtë, flamurin kuqezi, duke rrezikuar jetën e tyre për të kundërshtuar huliganët serbë, të cilët u turbulluan nga Shqipëria e Madhe dhe hynë në fushën e lojës pas ngritjes së dronit nga Ismail Morina.
Në atë ndeshje luajtën: Berisha, Hysaj, Cana, Mavraj, Agolli, Lila, Abrashi, Kukeli, Xhaka, Lenjani, Balaj.
Trajneri De Biazi kishte në stol: Hoxhën, Shehin, Currin, Shalën, Cikalleshin, Kaçen, Kapllanin, Mehen, Ramën, Vajushin, Vilën, Salihin! Por çfarë bëjnë sot heronjtë e Beogradit?
Etrit Berisha – U transferua së fundmi në Suedi me ekipin e Hacken, ku u bë protagonist në fundjavë me dy penallti të pritura dhe një të shënuar në finalen e Kupës.
Elseid Hysaj – Vazhdon karrierën me Lacion në Serinë A.
Lorik Cana – Administron fondacionin e tij dhe është analist në “Tring” për UEFA Champions League!
Mërgim Mavraj – I tërhequr nga futbolli, u mor me politikë, ku kandidoi edhe për deputet në Kosovë.
Ansi Agolli – Jeton në Amerikë, duke dhënë eksperiencën e tij në akademinë e futbollit.
Andi Lila – Administron akademi futbolli në Tiranë.
Taulant Xhaka – Në fundjavën që lamë pas, ai vari këpucët në gozhdë pas një lamtumire emocionuese nga skuadra e Baselit.
Burim Kukeli – Është trajner i ekipit U-21 të Zyrihut. Amir Abrashi – Mbylli sezonin me Grasshoppers-in.
Ermir Lenjani – Luan ende në Zvicër me Schaffhausen.
Bekim Balaj – Kapiten i Vllaznisë në Shqipëri. Xhani de Biazi– Pasi mbylli aventurën me Azerbajxhanin, tani është pa ekip.
Te tjerët: Alban Hoxha mbylli sezonin me Partizanin, ndërsa Orges Shehi është trajner, së fundmi te Ballkani. Curri ka nisur karrierën si trajner, ashtu si Kapllani që është emëruar në ekipin e femrave të Frankfurtit.
Shala luan me Partizanin, Cikalleshi në Turqi dhe Vila me Teutën. Ergys Kaçe është pa skuadër që nga janari, kur provoi Gjilanin në Kosovë. Vajushi, Meha, Rama e kanë lënë futbollin. Salihi jeton në Amerikë dhe së fundmi ka qenë në stafin e Silvinjos.