Të pensionuar e kandidatë për deputetë, ja ku janë sot heronjtë që e mbrojtën kombëtaren në Beograd

- Bota Sot

Të pensionuar e kandidatë për deputetë, ja ku janë sot heronjtë që e mbrojtën kombëtaren në Beograd

Me 14 tetor 2014, në Beograd, ka kaluar një dekadë, 20 muaj dhe 20 ditë që nga ajo mbrëmje që ka shënuar historinë e futbollit shqiptar, veçanërisht atë të Kombëtares së Shqipërisë.

Ishte nata kur futbollistët kuqezi mbrojtën simbolin e shenjtë, flamurin kuqezi, duke rrezikuar jetën e tyre për të kundërshtuar huliganët serbë, të cilët u turbulluan nga Shqipëria e Madhe dhe hynë në fushën e lojës pas ngritjes së dronit nga Ismail Morina.

Në atë ndeshje luajtën: Berisha, Hysaj, Cana, Mavraj, Agolli, Lila, Abrashi, Kukeli, Xhaka, Lenjani, Balaj.

Trajneri De Biazi kishte në stol: Hoxhën, Shehin, Currin, Shalën, Cikalleshin, Kaçen, Kapllanin, Mehen, Ramën, Vajushin, Vilën, Salihin!

Por çfarë bëjnë sot heronjtë e Beogradit?

Etrit Berisha – U transferua së fundmi në Suedi me ekipin e Hacken, ku u bë protagonist në fundjavë me dy penallti të pritura dhe një të shënuar në finalen e Kupës.

Elseid Hysaj – Vazhdon karrierën me Lazion në Serinë A.

Lorik Cana – Administron fondacionin e tij dhe është analist në “Tring” për UEFA Champions League!

Mërgim Mavraj – I tërhequr nga futbolli, u mor me politikë, ku kandidoi edhe për deputet në Kosovë.

Ansi Agolli – Jeton në Amerikë, duke dhënë eksperiencën e tij në akademinë e futbollit.

Andi Lila – Administron akademi futbolli në Tiranë.

Taulant Xhaka – Në fundjavën që lamë pas, ai vari këpucët në gozhdë pas një lamtumire emocionuese nga skuadra e Baselit.

Burim Kukeli – Është trajner i ekipit U-21 të Zyrihut. Amir Abrashi – Mbylli sezonin me Grasshoppers-in.

Ermir Lenjani – Luan ende në Zvicër me Schaffhausen.

Bekim Balaj – Kapiten i Vllaznisë në Shqipëri. Xhani de Biazi– Pasi mbylli aventurën me Azerbajxhanin, tani është pa ekip.

Te tjerët: Alban Hoxha mbylli sezonin me Partizanin, ndërsa Orges Shehi është trajner, së fundmi te Ballkani. Curri ka nisur karrierën si trajner, ashtu si Kapllani që është emëruar në ekipin e femrave të Frankfurtit.

Shala luan me Partizanin, Cikalleshi në Turqi dhe Vila me Teutën. Ergys Kaçe është pa skuadër që nga janari, kur provoi Gjilanin në Kosovë. Vajushi, Meha, Rama e kanë lënë futbollin. Salihi jeton në Amerikë dhe së fundmi ka qenë në stafin e Silvinjos.



Lexoni të gjitha në Bota Sot