Delap i guximshëm, e merr numrin e mallkuar te Chelsea

- Bota Sot

Delap i guximshëm, e merr numrin e mallkuar te Chelsea

Liam Delap është lojtari më i ri i Chelseat, pasi mbrëmë firmosi zyrtarisht me skuadrën nga Londra.

Sot është konfirmuar, se Delap do ta bartë fanellën me numër 9-të.

Ky numër është i mallkuar te Blutë e Londrës, por për 22-vjeçarin duket se nuk do të paraqes problem.

Sulmuesit që e kanë bartur numrin 9 te Chelsea pothuajse gjithmonë kanë dështuar. Duke përfshi këtu edhe emra të mëdhenj si: Fernando Torres, Radamel Falcao, Gonzalo Higuain, Tammy Abraham dhe Romelu Lukaku.

Kujtojmë që sezonin që lam pas, Delap me Ipswich Town ka luajtur në 37 ndeshje në Premier League, ka shënuar 12 gola dhe ka bërë dy asiste.



Lexoni të gjitha në Bota Sot