Sulmuesi kanadez Jonathan David, i cili sapo është ndarë nga Lille si lojtar i lirë, është kthyer në një emër shumë të përfolur i merkatos, veçanërisht për Napolin dhe Juventusin. Në një intervistë për “The Athletic”, ai foli hapur për të ardhmen dhe interesimin nga Serie A:
“Dua një klub ambicioz, që dëshiron të bëjë diçka të madhe.
Sigurisht, do të më pëlqente të luftoja për të fituar trofe. Dua një skuadër konkurruese, me ambicie dhe projekt sportiv të qartë”.
A ke marrëveshje me Napolin?
Jo.
A ke marrëveshje me Juventusin?
Jo.