Dritan Mehmeti për duelin ndaj Serbisë: Festim me shqiponjë? Pse jo!

- Bota Sot

Dritan Mehmeti për duelin ndaj Serbisë: Festim me shqiponjë? Pse jo!

Dritan Mehmeti shpreson që Shqipëria të mundë përsëri Serbinë, por këtë radhë jo nëpërmjet një beteje ligjore siç ndodhi në kualifikueset e Euro 2016. Duke folur në studion e “Sport News” në “News 24”, ai tha se tani kërkon që skuadra të fitojë edhe në fushën e lojës.

Ai theksoi gjithashtu se lojtarët duhet t’i shmangen çdo provokimi, por nuk duhet interpretuar kurrë si i tillë një festim i mundshëm me “shqiponjë”.

“Nuk më pëlqen se ka presion, ngarkesë shumë e madhe emocionale shumë e madhe për lojtarët e tifozët. Ne si popull e ndjejmë shumë këtë ndeshje, është derbi i Ballkanit e ndoshta është dita jonë që të hyjmë në histori. Ndoshta është dita jonë të marrim tre pikët në fushë se nuk e kemi mundur asnjëherë, se e kemi marrë në arbitrazh. Shpresojmë që të jenë të gjithë në emërues të përbashkët, kërkoj nga tifozët një maksimum të fair-play dhe shpresoj të jetë një ndeshje të dalim bashkë.

Provokimet- Kemi shpesh situata të tilla, duke patur parasysh se ku luajnë lojtarët tonë, besoj se do jenë të përgatitur në të gjitha aspektet, nuk duhet të biem pre e provokimeve. Ne duhet të udhëhiqemi nga logjika dhe jo nga dëshira. Këtu është një punë e vështirë e Federatës dhe stafit, mos të kemi probleme si me Dakun. Kemi elementë të ndryshëm.

Gol dhe festë me shqiponjë? Përse jo! Ku është problemi? Ne nuk duhet të festojmë me shqiponjën, ndërsa një gjerman ose serb mund të festojë me një simbol të tyren?”, tha Mehmeti.



Lexoni të gjitha në Bota Sot