Jordania ka shkruar sot historinë, pasi ka siguruar pjesëmarrjen në Botërorin 2016.
Kjo është hera e parë për të, që do të marrin pjesë në kompeticionin më të rëndësishëm.
Jordania mposhti Omanin me rezultatin 0 me 3. Në grupin B të grupeve aziatike, qëndron në vendin e dytë. Korea e Jugut, që pozicionohet e para, ka siguruar rrjedhimisht kualifikimin.
Më parë sot ishte Uzbekistani, që si Jordani, do të luajë për herë të parë një Botëror.
Kujtojmë se do të jetë një kompeticion me 48 përfaqësuese në total.