Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut me kapitenin Enis Bardhi zhvilloi sonte seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme (20.45) me Belgjikën.
Kjo ndeshje luhet në Shkup dhe është e xhiros së tretë të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.
Djelmoshat e selektorit Blagoja Milevskit sonte kanë provuar disa nga taktikat me të cilat do të përpiqen të arrijnë një rezultat pozitiv kundër Belgjikës.
Maqedonia e Veriut është gati për ndeshjen por e ka presionin e madh kur dihet se çfarë emra të mëdhenj ka Belgjika.