Kryetari aktual i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren dhe deputeti, Artan Abrashi, pritet të jetë kandidat për kryetar të komunës së Prizrenit në zgjedhjet e sivjetme lokale, sipas burimeve brenda këtij subjekti politik.
Po sipas të njëjtave burime, ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, pritet të jetë kandidat i këtij subjekti politik për kryetar të Prishtinës.
Së shpejti, pritet të bëhet zyrtarizimi i kandidaturave të LVV për kryetar të komunave në zgjedhjet e 12 tetorit.