Parashikimi i motit për të premten, 20.06.

- Gazeta e Prizrenit

Parashikimi i motit për të premten, 20.06.

Të premten parashikohet mot me diell dhe vranësira. Në orët e hershme të mëngjesit dhe pasdite priten rrebeshe të izoluara shiu në zona të caktuara, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriut, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-51 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 16 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 30°C./MK



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit