Reagon Kurti: Kosova përkrah SHBA dhe BE kundër programit bërthamor të Iranit

- Gazeta e Prizrenit

Reagon Kurti: Kosova përkrah SHBA dhe BE kundër programit bërthamor të Iranit

Reagon Kurti: Kosova përkrah SHBA dhe BE kundër programit bërthamor të Irani

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me zhvillimet globale në fushën e sigurisë, duke theksuar nevojën urgjente për çarmatim bërthamor dhe kundërshtimin e programeve që synojnë rritjen e kapaciteteve të tilla.

“Siguria ndërkombëtare ka nevojë për më pak armatim nuklear dhe jo më shumë bomba bërthamore që vënë në rrezik gjithë njerëzimin,” deklaroi Kurti. Ai shtoi se situata bëhet edhe më alarmuese kur shtete autoritare zhvillojnë programe për pajisje me armë bërthamore.

Në këtë kontekst, Kurti theksoi përkrahjen e Kosovës për qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian ndaj programit bërthamor të Iranit.

“ShBA-të janë aleati ynë kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku ynë i veçantë,” tha Kryeministri, duke nënvizuar përkushtimin e Kosovës për mbrojtjen e vlerave demokratike dhe euro-atlantike. Ai e përshkroi Amerikën si “superfuqinë demokratike që duhet mbështetur.”



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit