Aksident në Suharekë, lëndime të lehta dhe dëme materiale

- Gazeta e Prizrenit

Aksident në Suharekë, lëndime të lehta dhe dëme materiale

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë pas mesnate, në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, ku janë përfshirë dy vetura.

Si pasojë e aksidentit, janë shkaktuar dëme të vogla materiale dhe lëndime të lehta tek të përfshirët.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqit, i cili tha se forcat policore kanë menaxhuar me sukses situatën dhe janë ofruar ndihmë për të lënduarit.


Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit