Dokufest dhe OJQ e klube sportive kërkojnë llogaridhënie publike nga Komuna e Prizrenit për subvencionet

- Gazeta e Prizrenit

Dokufest dhe OJQ e klube sportive kërkojnë llogaridhënie publike nga Komuna e Prizrenit për subvencionet
“Dokufest” si dhe 15 organizata tjera të shoqërisë civile dhe dy klube sportive,  përmes një deklaratë publike, sot kanë reaguar ndaj Drejtorisë për KRS në Prizren me kërkesë për llogaridhënie publike lidhur me vendimet që kanë prekur drejtpërdrejtë mbështetjen për organizatat dhe iniciativat tona, thuhet në këtë reagim.
Reagimi i plotë:

Të nderuar përfaqësues të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport,

Ne, organizatat aktive në fushën e kulturës, sportit dhe rinisë në Prizren, ju drejtohemi me shqetësim dhe kërkesë për llogaridhënie publike lidhur me vendimet që kanë prekur drejtpërdrejtë mbështetjen për organizatat dhe iniciativat tona.

Pas vendimit për shkurtimin e mbështetjes financiare për DokuFest dhe reagimeve të shumta publike, është bërë e qartë se ky nuk është një rast i izoluar.

Përkundrazi, ka nxitur ndjenja të padrejtësisë, pasigurisë dhe mungesës së transparencës në trajtimin e iniciativave kulturore, rinore dhe sportive në qytet.

Për më shumë detaje, ju lutemi referojuni letrës së bashkangjitur.

Me respekt,

DokuFest

Qendra per Barazi dhe Drejtesi

Ec Ma Ndryshe

Fondacioni Lumbardhi

KB Proton Cable Prizreni

OJQ Edukimi per zhvillim dhe shtrirje – EDUCO

Instituti per Qendrueshmeri dhe Zhvillim te Rinise (ISDY)

Ojq Kodi i Jetes

STOP Instituti për Menaxhim të Rrezikut nga Fatkeqësitë

Kuvendi i te rinjve te Prizrenit

Ojq THY

Durmish Asllano

Handikos Prizren

Shoqata e Femrave me Aftesi te Kufizuara (SHFAK)

Organizata e Personave me Distrofi Muskulare te Kosoves (OPDMK)

Shoqata e të Verbërve Prizren

Klubi i Basketit me Karroca ” Bashkimi ”

Asociacioni i Gruas Feminae (AGF)

OJQ Domine



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit