Parashikimi i motit për të enjten, 26.06.

- Gazeta e Prizrenit

Parashikimi i motit për të enjten, 26.06.

Të enjten parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa gjatë pasdites, në zonat malore, priten ndonjë rrebesh i izoluar dhe shkarkesa rrufesh, kryesisht në veri dhe perëndim të vendit. Jashtëzakonisht nxehtë.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-33 km/h.

Kujdes! Rrezik i mundshëm i dehidrimit dhe goditjes nga nxehtësia nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 18 deri në 21°C, ndërsa ato maksimale prej 35 deri në 38°C./MK



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit