Ngritet flamuri amerikan në xhami në Prishtinë për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së

- Gazeta e Prizrenit

Ngritet flamuri amerikan në xhami në Prishtinë për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së

Në një ceremoni solemne të mbajtur në oborrin e xhamisë “prof. sr. Bedri Kamberi” në Lagjen e Spitalit, Prishtinë, u ngrit flamuri amerikan si shenjë mirënjohjeje dhe miqësie mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gazeta Sinjali

Ngjarja u organizua për të përkujtuar 248-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së, duke theksuar rolin e rëndësishëm të Amerikës në lirinë dhe shtetformimin e Kosovës.

Në ceremoni morën pjesë qytetarë, përfaqësues të komunitetit lokal, imamë dhe personalitete publike, të cilët përshëndetën aktin si simbol i respektit dhe falënderimit të përjetshëm për miqësinë me SHBA-në.

Imami Labinot Maliqi theksoi se populli i Kosovës kurrë nuk e harron këtë miqësi të thellë dhe e ngriti flamurin me nderim dhe mirënjohje./ Gazeta Sinjali



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit