Dogana e Kosovës ka ndaluar përkohësisht mallra me vlerë rreth 1 mijë e 800 euro, të cilat u tentuan të futen në territorin e Kosovës pa deklarim të rregullt doganor.
Në Pikën Kufitare të Vërmicës, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një person fizik i cili tentoi të shmangë kontrollin duke tejkaluar shpejtësinë dhe duke u përpjekur të anashkalojë procedurat doganore.
Pas kontrollit të automjetit, janë zbuluar 29 lloje mallrash komerciale, kryesisht pjesë për automjete, të cilat nuk ishin deklaruar.
Mallrat janë ndaluar përkohësisht sipas Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës, ndërsa ndaj personit të dyshuar është iniciuar procedurë për kundërvajtje.
“Dogana e Kosovës apelon tek qytetarët dhe bizneset që të respektojnë obligimin ligjor për deklarimin e mallrave, duke theksuar përkushtimin për parandalimin e kontrabandës dhe ruajtjen e integritetit fiskal të shtetit’, thuhet në njoftimin e tyre./KK