Parashikimi i motit për të martën, 08.07.

- Gazeta e Prizrenit

Parashikimi i motit për të martën, 08.07.

Të martën parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta në orët e mëngjesit, ndërsa gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet të shtohen, duke sjellë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Rrezik i mundshëm i dehidrimit dhe goditjes nga nxehtësia nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.

Era do të fryjë nga perëndimi dhe jugperëndimi, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-70 km/h. Në ato zona ku ka zhvillime të stuhive, shpejtësia pritet të arrijë deri në 80 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 16 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 30 deri në 35°C./MK



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit