Zbardhen detajet e aksidentit tragjik në Suharekë – Si humbi jetën 40-vjeçarja nga Maqedonia e Veriut

- Gazeta e Prizrenit

Zbardhen detajet e aksidentit tragjik në Suharekë – Si humbi jetën 40-vjeçarja nga Maqedonia e Veriut

Detaje të reja nga aksidenti tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Duhel të Suharekës, ku humbi jetën një grua 40-vjeçare nga Maqedonia e Veriut.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:57, në aksin Prishtinë – Prizren, kur një motoçikletë me dy persona – një burrë dhe një grua – po qarkullonte në drejtim të Suharekës.

Sipas burimeve të Gazetes Sinjalit, drejtuesi i motoçikletës, A.M., rreth 46-vjeçar, nuk e kishte përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe rrethanat në trafik. Pikërisht në hyrje të fshatit Duhel, një qen endacak ka dalë papritmas në rrugë, duke u goditur nga pjesa e përparme e motoçikletës.

Si pasojë e goditjes, drejtuesi e humbi kontrollin, motoçikleta u përplas në skajin e djathtë të rrugës dhe më pas u rrokullis, duke i tërhequr zvarrë për disa metra të dy pasagjerët.

Fatkeqësisht, Daniela Milenkovska, rreth 40-vjeçare, pasagjerja që ndodhej pas shoferit, pësoi lëndime të rënda trupore dhe ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Vdekja e saj u konstatua nga ekipi i mjekësisë ligjore.

Hetimet për rastin janë duke u udhëhequr nga Njësia Rajonale e Trafikut në Prizren.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit