Tragjike në Suharekë – Vd*es foshnja 9 muajshe që dyshohet se ishte ngulfatur në djep

- Gazeta e Prizrenit

Tragjike në Suharekë – Vd*es foshnja 9 muajshe që dyshohet se ishte ngulfatur në djep

Nuk janë të rralla rastet kur fëmijët bien viktimë e rrethanave tragjike brenda ambienteve familjare, që për pak çaste mund të kthehen në skenë fatkeqësie. Një ngjarje e tillë e rëndë ka ndodhur edhe në fshatin Gjinoc të Suharekës, ku një foshnje 9 muajshe ka ndërruar jetë në rrethana të dyshimta, pas një incidenti të ndodhur më 29 qershor.

Gazeta Sinjali mëson se fillimisht foshnja ishte dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, pasi ishte hasur pa shenja jete në djep nga gjyshi i saj, S.S, i cili kishte vërejtur se ajo ishte e lidhur me lidhëse të djepit. Gjyshi kishte ndërhyrë menjëherë për t’ia hequr lidhësen, duke alarmuar familjarët, të cilët më pas e kishin dërguar vajzën për trajtim mjekësor.

Lexo edhe:

Nezir Çoçaj kalon në Nismën e Limajt: Prizreni ka nevojë për njerëz me duar të pastra

Pas ndihmës së parë në Prizren, ajo ishte transferuar në QKUK në Prishtinë. Fatkeqësisht, dje më 11 korrik 2025 rreth orës 15:30, familjarët kanë njoftuar se foshnja kishte ndërruar jetë.

Prokurori kujdestar ka urdhëruar që trupi i të ndjerës të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë” dhe hetimet po udhëhiqen nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren./Gazeta Sinjali.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit