Kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi

- Gazeta e Prizrenit

Kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi

Artan Abrashi do të jetë kandidati zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet lokale në Komunën e Prizrenit.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësministri në detyrë dhe anëtari i kësaj partie, Hysen Durmishi.

Në një deklaratë për emisionin “Politiko”, Durmishi tha se kandidatura e Abrashit është pothuajse e konfirmuar.

“Besoj që është moti e ditur që Artan Abrashi do të jetë. Jemi duke shkuar komunë pas komune,” u shpreh ai.


Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit