Të shtëna dhe sherr në mes të koncertit të Yll Limanit, reagon këngëtari: Ishalla jeni krejt mirë

- Gazeta e Prizrenit

Të shtëna dhe sherr në mes të koncertit të Yll Limanit, reagon këngëtari: Ishalla jeni krejt mirë

Një incident ndodhi në orët e para të mëngjesit në klubin e natës “Lollipop” në Palasë, ku atmosfera festive u shndërrua në panik total. Teksa në skenë po performonin Ylli Limani dhe grupi Three Dots, një sherr i ashpër shpërtheu mes dy grupeve djemsh në zonën VIP të lokalit.

Fillimisht u raportua për një debat verbal, por shumë shpejt situata degradoi në përplasje fizike. Të pranishmit tregojnë se janë përdorur gotat, shishet dhe sende të forta, madje dëgjohen edhe të shtëna armësh, duke shkaktuar frikë dhe ikje masive nga lokali. Shumë njerëz humbën sendet personale në përpjekje për t’u larguar me nxitim.

Pamje ekskluzive të siguruara nga Replikë.al tregojnë kaosin që mbërtheu klubin. Në skenë, në atë moment, ishte Ylli Limani, i cili u detyrua ta ndërpresë performancën për shkak të përplasjes.

Artisti ka reaguar më pas përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shprehur keqardhjen për situatën:

“Çka nisi si një mbramje perfekte, u la në gjysmë për shkak të një konflikti që ndodhi. Më vjen shumë keq edhe ishalla jeni krejt mirë.”



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit