Një rast zhdukjeje është raportuar në rrugën “Brigada 123” në Prizren.
Sipas Policisë, ankuesi ka njoftuar se mbesa e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
Rasti është paraqitur mëngjesin e së dielës, rreth orës 08:00, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.
Policia nuk ka dhënë më shumë detaje për identitetin apo moshën e personit të zhdukur. / Gazeta e Prizrenit /