Liridon Fetahaj është larguar nga klubi futbollistik Liria vetëm pak javë pas nënshkrimit të kontratës me klubin prizrenas.
Burime brenda klubit thonë se arsyeja kryesore e ndarjes së parakohshme ishte një mosmarrëveshje mes lojtarit dhe drejtuesve të klubit në lidhje me shiritin e kapitenit dhe fanellën me numrin 10 – dy kërkesa që nuk u realizuan.
Asnjë koment zyrtar nuk është dhënë ende nga klubi i Lirisë, ndërsa mbetet e paqartë nëse ka pasur përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjen para largimit të Fetahajt.
Largimi i tij ndodh në një moment kur klubi është në fazë përgatitore për sezonin e ri, dhe kjo mund të ndikojë në strukturën e ekipit dhe planet e trajnerit.
#duelisportiv